Pas deklaratave të fundit të Shakira-s, futbollisti Pique duket së është tërbuar.
Dyshja e njohur do të takohen ditën e sotme për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve pasi Shakira dëshiron të largohet nga Barcelona, ndërsa Pique dëshiron që ata të qëndrojnë në Katalonjë me të.
Takimi do të zhvillohet në zyrën e avokatit të Piques dhe sipas informacioneve të njerëzve të afërt të lojtarit, ai do të kërkojë kujdestarinë e fëmijëve dhe nëse nuk ka asnjë mënyrë për të arritur një marrëveshje miqësore.
Rikujtojmë, se në një intervistë ekskluzive për revistën ELLE, këngëtarja kolumbiane u shpreh se ka bërë gjithçka për familjen ndërsa Pique jo. Pique konsideron se pretendime të tilla janë hakmarrje dhe beson se Shakira po luan rolin e viktimës. Të afërmit e Pique-s komentuan se:
Të gjithë ata që e njohin e dinë se edhe nëse ai ka dalë për disa netë duke pirë, ai gjithmonë e ka kombinuar këtë me biznesin e tij, por edhe me kujdesin për familjen e tij. I çon fëmijët në shkollë, në aktivitete jashtëshkollore, në udhëtime dhe e kalon gjithë kohën me ta kur nuk punon.
Rikujtojmë, se Shakira po përgatitet për albumin e saj të parë pas pesë vjetësh, mes situatave tejet delikate që po ndodhin në jetën e saj duke nisur që nga akuzat për mashtrim tatimor nga qeveria spanjolle deri te mbyllja e marrëdhënies 12-vjeçare me futbollistin Gerard Pique. Në një intervistë për “Elle” të muajit tetor artistja kolumbiane rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.
Comments are closed.