Deizi Arapi, “gangsterja” nga Bilishti që iu dogj makina për herë të dytë ka bërë një reagim në rrjetet sociale, teksa vijon të jap “show”.
Së fundmi e reja ka postuar një foto në Instastory, mbi të cilën shkruan se pavarësisht aty që ek anë inat, asaj i ‘rritet keshi’. Gjithashtu, ajo shton disa fjalë ofenduese në gjuhën angleze.
“Juve ju rritet inati, mu po mrritet keshi. Fu*k everyone, u deserve to go to hell motherfu*kers (Meritoni të shkoni në ferr),”- shkruan ajo mbi foto.
Arapit i është djegur sërish makina në derën e shtëpisë, ashtu si dhe 4 vite më parë. Në një deklaratë për mediat ajo akuzoi deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati, si autor të ngjarjes në fjalë.
Sipas 27-vjeçares sherri mes tyre ka linduar pasi Nallbati ka pushuar nga puna nënën e saj që punonte si pastruese në bashki. Vetë Nallbati ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje, si dhe ka paralajmëruar ngritjen e një padie ndaj Arapit.
Comments are closed.