Kanë kaluar më shumë se një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martinajt, por prokuroria e policia ende nuk kanë asnjë variant zyrtar se çfarë ka ndodhur.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për herë të parë deklaroi se do të flasin ku të kenë prova.
“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.
Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte me të njëjtën linjë, ku tha se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato.
“Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.
Ndërkohë një javë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë policia e kishte një përgjigje, por duhet të prisnin edhe pak për prova.
Comments are closed.