Ditën e sotme nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ kanë dalë në protestë. Duke kundërshtuar mbylljen e shkollës, nxënësit me pankarta në duar kërkojnë që të qëndrojnë dhe të vijojnë mësimin në atë institucion.
Me parullat në duar ku shkruhet “Përgjithmonë Mehmet Akif” ata kërkojnë që mësimi të nisë sërish në shkollën e tyre.
Çfarë ka ndodhur me shkollat:
Katër ditë më parë kopshti jopublik “Zübeyde Hanım”, i cili është pjesë e shkollave Turgut Ozal me anë të një njoftimi shpërndarë prindërve njoftonte se me kërkesë të Ministrisë së Arsimit ky kopësht do të mbyllej. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e Institucionit Arsimot “Mehmet Akif Ersoy”. Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në lidhje me këto vendime të qeverisë.
Ditën e djeshme, qeveria shqiptare mori vendimin të mbyllë veprimtarinë e institucionin arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t’i kthehet shtetit shqiptar.
Comments are closed.