Prej disa kohësh është përfolur për një ndarje të mundshme të Wanda Nara-s me Mauro Icardin, por me postimet e tyre në rrjetet sociale i kanë hedhur poshtë këto thashetheme.
Por tashmë është zyrtare se ata nuk janë më një çift. Ka qenë vetë Wanda, e cika ka njoftuar se është ndarë nga futbollisti i famshëm, pas 9 vitesh së bashku.
Modelja argjentinase ka bërë një postim në “Instagram”, ku shkruan:
“Më duket shumë e dhimbshme ta jetoj këtë moment. Por falë ekspozimit tim, gjërave që tejkalojnë dhe spekulimet e mediave, unë mendoj se është më mirë që ju ta dini atë nga unë. Unë nuk kam asgjë tjetër për të thënë dhe nuk do të jap më shumë detaje në lidhje me këtë ndarje. Unë ju kërkoj ju lutem të kuptoni pozicionin tim, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”
Ky status i nënës së 5 fëmijëve erdhi pasi ajo iu përgjigj një pyetje se sa kohë ka qenë e martuar me Mauro Icardi. Wanda nuk u përgjigj në kohën e tanishme por tha “ne ishim bashkë për 9 vjet”.
Mediat italiane shkruajnë se kohët e fundit, ata të dy kishin nënshkruar tashmë letrat e divorcit pas ‘problemeve serioze’ midis tyre. Ata u pajtuan më pas, por tani duket se martesa e tyre ka përfunduar plotësisht dhe nuk ka kthim mbrapa.
Kujtojmë që Wanda dhe Icardi janë prindër të dy fëmijëve gjithashtu.
Comments are closed.