Këshilli i qarkut Shkodër ju prezanton me Investimin e rradhës, këtë herë në Bashkia e Vau i Dejes. Sëbashku me kryetarin e Bashkisë Z. Mark Babani Inaguruam sot përfundimin e punimeve në rrugën e fshatit Nënshat.

Me objekt: “Sistemim asfaltim i rrugës të brendshme në fshatin Nënshat”, Bashkia Vau Dejes.

Financim ky i cili u realizua nga Buxheti i Këshillit të Qarkut Shkodër me Fond: 10,321,053 lekë me t.v.sh
Rruga ka qenë në gjendje shumë të keqe që vështiresonte tejmase lëvizshmerinë e banorëve të zonës për shkak të problematikave të mëdha. Gjithashtu rruga paraqiste probleme me depozitimin e ujërave të bardha, duke e vështirësuar jetën e komunitetit gjatë rreshjeve të shiut që janë të vazhdueshme ne periudhen vjeshtë dimër.

Me datë 9 gusht 2022 është lidhur kontrata mes Kryetarit të KQSH-së Z. Hilmi Lakti dhe operatorit ekonomik ”Rroku GUEST” sh.p.k. Ndërkohë Kryetari i Këshillit të Qarkut ka mbikqyrur në mënyrë të drejtëpërdrejtë punimet dhe ka angazhuar të gjithë stafin për të koordinuar dhe monitoruar kontratën.

Këshilli i qarkut Shkodër ka realizuar një investim shumë të rëndësishëm për banorët e fshatit Nënshat.
Ky investim ju vjen në ndihmë një numri të madh familjesh duke jua bërë më të lehtë levizjen.