Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë rreth influencës që ka patur Ervis Martinaj në politikën shqiptare.
Gjatë emisionit “të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Ervis Martinaj, bosi i lojërave të fatit dhe krimit të organizuar, që tashmë rezulton i zhdukur dhe me gjasa i vrarë nga rivalët, ka qenë i përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas Hoxhës, Ervis Martinaj ka mbështetur opozitën në zgjedhje dhe ka patur afrimitet me të djathtën.
Hoxha deklaroi se opozita e ka marrë mandatin e katërt në Lezhë, vetëm falë Martinajt.
“Ervin Martinaj i ka dhënë opozitës mandatin e katërt në Lezhë. Ka qenë shumë e rrezikuar mandati i katërt dhe është futur Martinaj për t’i dhënë mandatin e katërt”, deklaroi Hoxha.
Comments are closed.