Dy vëllezër kanë grabitur mesnatën e 22 shtatorit një karburant në Lezhë duke i marrë xhiron ditore. Vëllezërit kanë shkuar në motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe nën kërcënimin e kallashnikovit, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular dhe më pas janë larguar me motoçikletë.
Autorët u kapën pas pak orësh, ndërsa janë sekuestruar kallashnikovi, motoçikleta dhe veshjet, që janë përdorur për të kryer vjedhjen që ishin të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur.
Në pranga përfunduan David dhe Mark Lalaj, 21 dhe 16 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Comments are closed.