Ekipi i mirëmbajtjes, DRTK Shkodër, po kryen punime mirëmbajtje dhe qeramosje në disa nga banesat monument kulture, si masë parandaluese e problematikave që shfaqen gjatë stinës së dimrit dhe reshjeve.

Ndërhyrja e radhës, po kryhet në banesën monument kulture ‘Pashko Vasa’ , Kategoria I, ndërkohë që puna do vijojë në disa banesa pasuri kulturore varësisht nevojave emergjente që ato paraqesin për të ndërhyrë, si pasojë e emergjencave stinore.