Vllaznia për femra e ka përfunduar me barazim përballjen e parë me Vorskla Poltava në Shkodër.Ndeshja e parë e finales së Play Off të Ligës së Kampionëve u mbyll 1-1 .
Pjesa e parë do sillte një traversë të Kalininës. Në të dytën, vajzat shkodrane marrin menjëherë avantazhin pas një goditje të bukur me të djathtën të Megi Doccit.
Në minutën e 65-të, fati do ishte me Vllazninë pasi Vorskla do humbiste penalltinë e ekzekutuar nga Kalinina, por Kravschuk përfiton pas topin të kthyer nga portierja dhe shënon.
Ritmi ishte i lartë në 20 minutat e fundit, me të dy skuadrat që tentonin të befasonin kundërshtarin.
Takimi tjetër dhe vendimtar i Play Off ,që të ccon direkt në Grupet e Ligës së Kampionëve, do të mbahet me 28 shtator, po në Loro Borici ,pasi u pa e arsyeshme për shkak të situatës në Ukrainë
Comments are closed.