Gazetarja Dorjana Bezati tha se publikimi i të dhënave sensitive nuk do të ndalet me e-mailet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledi Nano. E ftuar në “Top Story”, Bezati tha se hakerat kanë në duar dhe të dhëna hipotekash e bankare. Nuk dihet se kur do të shohin dritën e publikimit këto të fundit.
“Janë cënuar të dhënat e ish-drejtorit të policisë që ndodheshin në TIMS. Informacione të tipit, sa herë ka aplikuar ai për certifikata, dokumente biometrike, hyrje-dalje, ora, targa, gjithçka që grupi i hakerave nuk kishte ku ti merrte veçse në TIMS. Kjo shoi të gjitha dyshimet. Është zgjedhur personazhi për të përçuar këtë mesazh. Posta elektronike e tij ishte file mjaft i madh. Kishte edhe foldera të e-maileve të fshira, shënime në kalendar dhe gjithçka tjetër, që tashmë është në dorë të hakerave dhe gati 500 mln përdoruesve të rrjetit telegram. Shumica e ktyre email janë të klasifikuara si sekrete. Janë info sensitive për sigurinë kombëtare dhe individë të veçantë.Nga ajo që kam parë, kishte edhe email të qytetarëve që denonconin lotari të paligjshme, ndërtime pa leje. Jeta e tyre është pasigurt. Siguria e tyre është e prekur. Ka çdo info, të dhëna hipoteka dhe banka në rrjetin Deep sea,”- tha Bezati ndër të tjera.
Çfarë ndodhi sot?
Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.
Comments are closed.