Mjeti i blinduar i llojit ‘Mercedes Benz” me të cili dyshohet se ka udhëtuar për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj është gjetur pranë një karburanti në Rrugën e Kombit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në studion e emisionit “Në shënjestër” se makina ka qenë e braktisur në rrugën që të çonte drejt Kosovës dhe është sekuestruar nga autoritetet.
“Shikoni mjetin, kjo është makina e blinduar me të cilënlëvizte Martinaj. I kemi mbuluar targën, është gjetur në Rrugën e Kombit,”- tha Lala ndër të tjera.
Ende nuk dihet nëse brenda mjetit në fjalë mund të jetë gjetur ndonjë gjurmë që të mund t’i çojë hetuesit drejt zbardhjes së fatit të Martinajt.
Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova.
Comments are closed.