Gazetarja Klodiana Lala tha se përmes publikimit të e-maileve është cënuar rëndë siguria kombëtare. E ftuar në “Open”, Lala u shpreh se me sulmin e dytë të TIMS janë arritur të kopjohen nga hakerat.
Ajo shtoi se ata kanë në duar gjurmët e gishtërinjve e shumë të dhëna të tjera sensitive.
“Siguria kombëtare është cënuar shumë rëndë, që me sulmin e dytë të TIMS janë arritur të kopjohen nga hakerat. Gjurmët e gishtave, janë arritur të hakerohen. Janë marrë të dhënat dhe nga sistemi që mbart të gjitha rekordet kriminale të emrave të caktuar. Përmes publikimi të të dhënave po synohet destabilizimi,”- tha Lala.
Comments are closed.