Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se efektivë të Policisë së Shtetit nuk po aksesojnë dot sistemin MEMEX. E ftuar në “Open”, Lala tha se në këtë sistem ku ruhen të gjitha të dhënat e të inkirminuarve, efektivët nuk po futen dot më. Ajo deklaroi se sistemi TIMS pop non ende me vështirësi dhe se në Rinas kalohet me fotografim.
“Kam pasur komunikime të vazhdueshme me efektivë të ndryshëm të Policisë, të cilët më kanë konfirmuar se nuk arrijnë dot të punojnë në sistemin MEMEX. Është ndërhyrë në këtë sistem dhe nuk mundet që aksesohen të dhënat e tyre. Aty janë kartelat e persnave të inkriminuar, që tentojnë të futen në Shqipëri e të dalin. Çdo e dhënë është hakuar. Edhe sot që flasim, sistemi TIMS funksionon me shumë vështirësi, në Rinas më thanë që po kalohet vetëm me fotografim,”- tha Lala.
Çfarë ndodhi sot?
Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës. Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.
Comments are closed.