Me 15 shtator 2022, Kryesia e PD Shkodër ka evidentuar propozimet për 4 nënkryetarët, të cilët do të përzgjidhen me votim në mes kandidatura alternative.
Kandidaturat ishin përcaktuar sipas ZAZ- ve të Bashkisë Shkodër dhe konkretisht: Arben Lushaj do të përballej me Benjamin Nako, Vildana Gushta me Blerina Kraja, Tonin Deda me Bdoc Ashtën dhe Sandër Prekën dhe Astrit Gjyrezi me Qashif Hoxhën.
Ndërkohë, një nga emrat e propozuar për garën për nënkryetarët, ka paraqitur dorëheqjen nga kandidimi. Bëhet fjalë për Astrit Gjyrezin, i cili në një komunikim zyrtar elektronik, ka thënë se nuk ka ambicje për këtë pozicion.
Po ashtu, ai ka kërkuar që emri i tij të mos përfshihej për kandidim në një mbledhje të pritshme të strukturave të PD- së Shkodër. Më poshtë, teksti i dorëheqjes nga gara i Astrit Gjyrezit:
Pershendetje Kryetar dhe Anetar te Kryesise !
Ju falenderoj per propozimin e emrit tim per tu kandiduar per nenkryetar dege , por duke mos pasur ambicje per kete pozicion kerkoj qe emri im te mos perfshihet per tu kandiduar ne kete pozicion.
Suksese kandidateve
Ju uroj gjithe te mirat !
Astrit Gjyrezi
Ishte planifikuar që Gjyrezi të kandidonte përballë Qashif Hoxhës, ndërsa tashmë me gjasë duhet kërkuar një rival tjetër përballë Hoxhës për postin e nënkryetarit të PD- së Shkodër.
Comments are closed.