Mbretëresha Elizabeth II varroset sot në Londër përmes një ceremonie shtetërore, ngjarje që po vlerësohet si operacion i “paprecedent” i sigurisë në kryeqytetin britanik.
Mëngjesin e sotëm, arkivoli me trupin e pajetë të monarkes më jetëgjatë britanike u nis për në rrugëtimin e saj të fundit: fillimisht arkivoli u dërgua në Kishën e Uestministerit, ku u mbajt një shërbesë fetare në të cilin morën pjesë mijëra persona, më pas në Kështjellën Uindsor për një shërbim më privat.
Në fund, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip.
Funerali i Mbretëreshës u komentua sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në lidhje “Skype” ishte Flogerta Mica, studentet e drejtësisë që ka shërbyer pranë mbretit Charls 3.
22-vjeçarja tregoi se ka qenë në shkollë kur iu erdhi një ofertë për të konkurruar për të punuar te shtëpia e Mbretit Charles III, në atë kohë Princ.
“Shkrova një letër se pse të më zgjidhnin mua, e kalova. Pastaj bëra intervistë te shtëpia e Princit Charles, ishte stafi që më bëri intervistën. E kalova edhe këtë dhe pata fatin që të punoja në departament. Konkurruan 7 persona, 7 më të mirët në shkollë. U zgjodha unë se bashku me një vajzë tjetër”, tha e reja.
Mica zbuloi se u kishte thënë atyre për origjinën e saj dhe u ka folur për Shqipërinë.
“E pata treguar origjinën time. Kanë menduar se jam angleze, por u thashë se unë jam nga Shqipëria, por jam lindur dhe e rritur në Britani. Më thanë se nuk kanë takuar ndonjë nga Shqipëria, nuk e dinin as ku është. U tregova dhe u shpjegova”, tha 22-vjeçarja.
Kjo e fundit shtoi se nuk e kishte zënë gjumi për 1 javë kur mori vesh se u zgjodh për të punuar te shtëpia Mbretit Charles.
Comments are closed.