Një qytetare nga Puka me profesion infermiere ka treguar bisedën që ka pasur me kryebashkiun për të cilin shprehet se e ka kërcënuar duke i thënë se sa të jetë ai në krye të institucionit ajo nuk do të punësohej në shtet.
Hajdije Hysen u shpreh se gjatë një takimi të kryeministrit në Pukë ajo i ka shprehur shqetësimin atij dhe ky i fundit është shprehur se çdo profesionit do rikthehet në punë.
Por sipas qytetares kryebashkiaku është më i “fortë” se kryeministri dhe nuk e zbaton urdhrin e tij
Hajdije Hyseni: Jam një ndër të persekutuarat në drejtorinë e shërbimit publik, jam hequr nga puna pas 34 vitesh. Jam infermiere me licensë dhe nuk më pranojnë në punë. Më tha Rama që çdo profesionist do kthehet në punë. Faktikisht kryetari i Bashkisë është më i fortë se Rama dhe i tha ‘ik pir**’ urdhrit të tij. Problem është që jo vetëm unë, por asnjë nga profesionistët nuk u kthye punë. Na bënë letrat për përkrahje osciale për 17 mijë lekë, po edhe ato kryetari i bashkisë mi grisi dhe më tha ‘sa të jem unë nuk i merr’. Më pas më tha se sat ë jem unë, deri në 2027 nuk gjen punë. E them këtë që t’i vëmë gishtin kokës se për kë duhet të votojmë. Kjo është fatkeqësi, por Zoti ishalla me ty dhe me ne, na nxjerr në dritë. Po ju lë radhë të gjithëve, Zoti të dhashtë forcë, mendoni për Pukën se jemi popull i kulturuar.
Comments are closed.