Gazetari i Ora News, Elton Qyno foli për vrasjen e 19-vjeçarin në Shkodër, duke thënë se skema e vrasjes është e ngjashme me atë të Ismet Çekores.
Qyno bëri me dije se të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin dhe se njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor.
Ai shtoi se viktima edhe pse i vogël ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminale, ndërsa theksoi se mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores.
Qyno: Autori ka hipur më këmbë në lokal dje e ka ekzekutuar në sy të 5 shokëve të tij. Duket si një ngjarje e njëjtë me vrasjen e Ismet Çekores. Kemi një person që është afruar me motor, e ka qëlluar dhe më pas është larguar duke e djegur motorin. Të paktën deri më tani dyshohet se janë dy persona që kanë kryer atentatin. Njëri ka qëlluar në lokal dhe tjetri ka pritur në motor. Ngjarja ka ndodhur në një situatë kur policia ishte e fokusuar në mbarëvajtjen e një ndeshje në stadiumin “Loro Boriçi”. Prandaj autorët e kanë pasur të lehtë të largohen dhe të zhduken.
Viktima edhe pse i vogël përfaqësonte një background. Ai nuk ka qenë i proceduar, por ka qenë në rrethin shoqëror të një grupi kriminale. Ai punonte në stallën e tyre të kuajve dhe ka pasur 2 kushërinj që janë përfshirë në një atentat vrasjeje në Shkodër dhe sot e kësaj dite janë në kërkim. Ky i ri dashur pa dashur ka ngelur viktimë e rrethit familjarë dhe shoqëror të tij. Pista e parë është hakmarrja dhe lidhet me luftën e bandave kriminale në këtë zonë. Mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores, por nuk ka konfirmime. Prandaj vrasja e 19-vjeçarin po hetohet edhe për rastin e vrasjes së Ismet Çekores. / oranews /
Comments are closed.