Përballë sulmit kibernetik të një jave më parë ndaj sistemit TIMS, faqja e hakerave iranianë Homeland Justice, ka publikuar të dhënat e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Në dokumentet e rrjetit të hakerave, jepen të dhëna mbi familjen e Nanos, por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore.
Ndër të tjera nxirret numri i pasaportës së Nanos si dhe numrat e tij të telefonit.
Ekspertët kanë vënë në dukje se vjedhja e të dhënave të qytetarëve përbën një rrezik për manipulimin e tyre, apo edhe për përdorimin për qëllime dashakeqe.
Në një kohë që nga Kryeministri Edi Rama pretendohet se nuk ka rrjedhje serioze të dhënash, dalja e informacioneve të personit që deri para pak javësh kishte në dorë sigurinë e vendit, për qytetarët e thjeshtë, rreziku bëhet shumë më i madh.
Comments are closed.