Hakerat kanë sulmuar zemrën dhe trurin e Policisë së Shtetit, sipas gazetares Anila Hoxha, që do të thotë se në duart e tyre ka të dhëna tejet sensitive që cenojnë sigurinë kombëtare.
Gjatë diskutimit në “Top Story”, Hoxha tha se hakerat që kanë sulmuar sistemet e Policisë së Shtetit kanë të dhëna sekrete për veprimtari kriminale.
“Goditja dhe sulmi kibernetik është në zemrën dhe në trurin e Policisë së Shtetit, është jashtë loje sistemi ADAMS dhe Memex. Kanë historikun e grupeve kriminale, informacione kriminale për ngjarje që janë në hetim e sipër. Kjo është për t’u alarmuar”
Sulmet e javëve të fundit në vendin tonë dyshohet se kanë për autorët Iranin.
Kjo armiqësi ka nisur menjëherë pas instalimit të MEK në Manzë, thotë gazetarja.
“SPAK dërgoi në gjykatën e posaçme një person që akuzohej për spiunazh. Më herët, ish-ministri i Brendshëm shpalli ‘non grata’ dhe largoi dy diplomatë iranianë, raste që tregonin qartë se vep e spiunazhit ishte shumë shqetësuese në Shqipëri”.
Sipas saj, me publikimin e emaile-ve të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, hakerat po përcjellin një mesazh, ndërkohë që kanë në dorë informacione të zyrtarëe të tjerë dhe të qytetarëve.
“Sinjali është ky: ne kemi email-in e kreut të Policisë së Shtetit. Kemi dhe të tjerë zyrtarë që kanë të dhëna për bashkëpunëtorët, informatorët e Policisë shqiptare. Serveri që gjendet në Policinë e Shtetit tani është i bllokuar”.
Hoxha thekson se të dhëna kaq sekrete nuk mund të shpërndaheshin përmes emaile-ve apo WhatsApp-it.
“Drejtori i Përgjithshëm ka një email zyrtar, por a duhet të qarkullojnë sekrete. Ka katër vite që Policia komunikon në WhatsApp. Ka të dhëna pafund”.
Pas publikimit të skedës së sistemit TIMS të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano nga hakerat, nuk ka më asnjë dyshim se këta të fundit kanë marrë të dhëna nga sistemet e policisë pas sulmeve ndaj tyre.

Comments are closed.