Autorët të cilët ekzekutuan me armë zjarri Erjon Xhenjen në Shkodër, ishin të maskuar e të veshur me të zeza. Dyshohet se dy kanë qënë atentatorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Ata kanë qëlluar të paktën 8 herë në drejtim të 19-vjeçarit dhe janë larguar në momentin që janë siguruar se ai kishte ndërruar jetë.
Në lokalin ku ndodhi ngjarja mësohet se ka 5 kamera sigurie të cilat janë sekuestruar, ndërsa dëshmitarët kanë qenë të shumtë për shkak se lokali ndodhet pranë stadiumit dhe kishte klientë që po shihnin ndeshjen.
Erjon Xhenja rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenja, 29-vjeç.
Vrasja e 19-vjeçarit ndodhi ditën e djeshme në Shkodër, brenda një lokali pranë kryqëzimit të Kirasit.
Comments are closed.