Banoret e konviktitit te Veterineres qe jane vendosur tek konvikti Arben Broci kane zhvilluar nje takim diten e sotme me nen kryetarin e bashkise shkoder Ardit Qylybyli rreth zvarritjes se rikthimit te tyre ne godinen e rikonstruktuar.

Ato shprehen se pas takimit me nenkryetarin iu eshte bere e ditur se shkak per mos hyrjen akoma ne banesa eshte mos arritja e akt marveshjes mes Bashkise Shkodër dhe OSHEE për lidhjen e energjisë elektrike në godinën e re që do shërbejë për të strehuar familjet. Ato kerkojne kjo situate te marri zgjidhje sa me pare pasi jetojne ne kushte shume te veshtira.

Prej gati dy vitesh banorët që jetonin tek godina e ish- konviktit të ish- shkollës Veterinare në Shkodër e cila u përfshi nga një zjarr masiv, janë vendosur tek konvikti i shkollës “Arben Broci” derisa godina ku ishin më përpara të rikonstruktohej. Projekti ka disa muaj që ka përfunduar por banorët nuk janë futur ende brenda godinës së re.