Vllaznia nuk po gjen rehati me sulmin dhe stafi teknik duket se ka ndermend te ndryshoje serish ne ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje ne Shkoder te dielen ndaj Kastriotit.
Javen e kaluar ne takimin ndaj Egnatias, trajneri Josa preferoi Kainen ne maje te sulmit, te mbeshtetur ne krahe nga Mala dhe Hoxhaj. Megjithate, serish pati jo pak veshtiresi ne funksionim.
Kete here eshte menduar nje zgjidhje tjeter, teksa Ardit Hoxhaj do te jete serish ne maje te sulmit. Nga sa eshte pare, trajneri Josa po sheh çdo variant te mundshem per te provuar te gjithe futbollistet qe luajne ne repartin ofensiv, teksa eshte provuar edhe me sulmuesin kroat, Aralica, por duket se Ardit Hoxhaj ia ka mbushur me se shumti mendjen teknikut kryeqytetas.
Ne stol, gjithashtu te gatshem per repartin e sulmit pritet te jene Kaina dhe Vulaj, me njerin prej tyre qe mund te aktivizohet ne pjesen e dyte.
Maringlen ZHIVANI
Comments are closed.