Stina e vjeshtës rikthen reshjet e shiut në territorin e bashkisë Shkodër. Duke patur në konsideratë problematikat që ato shkaktojnë, ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizime Shkodër ka hartuar një plan të detajuar masash.

Ai konsiston në ndërhyrjet e plota në rrjetin KUB (Kanalizimet e Ujrave të Bardha), ku grupet e punës të këtij sektori në UKSH, kanë bërë gjatë të gjithë javës pastrimin e tyre, si dhe riparimin e defekteve që janë konstatuar. Ky proçes pune mundëson që i gjithë rrjeti nëntokësor i kanalizimeve të ujrave të bardha të përballojë reshjet e rëna.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes në mbajtjen pastër të mjedisit, pasi në shumë raste ky rrjet bllokohet nga mbetjet e ndryshme që hidhen në tokë. UKSH do të vazhdojë të jetë në gatishmëri për çdo situatë që do të paraqitet.