Rama zbulon prapaskenat me Gledis Nanon: I kërkova dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot për herë të parë se Gledis Nanos i kërkoi dorëheqjen dhe në momentin që nuk e dha e shkarkoi.

“Sa i përket, po është e vërtetë i është kërkuar dorëheqja drejtorit të mëparshëm dhe ma ka konfirmuar se do ta jepte dorëheqjen ditën e hënë, pasi biseda është bërë të shtunën, pasi ishim shumë të shqetësuar për zhvillime të papëlqyeshme lidhur me rendin publik dhe policinë. Cështje që janë trajtuar me drejtorin e parë. Kjo është e vërteta” tha ai.

Referuar drejtorit të ri të policisë, Muhamet Rrumbullaku ai mohoi që para 10 viteve ta kishte etiketuar si pjesë e grupit “Çiftelia”.

“E para ju nuk më keni parasysh mua, e dyta mbase këtë duhet ta merrni si një nga shembujt që ne nuk qeverisim duke i ndarë shqiptarët në të tanët dhe të atyre dhe nuk merremi me biografi dhe gjëra të kësaj natyre.

Nuk jemi regjim patronazhistësh dhe në këtë rast i përshëndes sepse janë zemra e PS-së. Muhamet Rrumbullaku nuk vjen nga portalet në krye të policisë së shtetit, por disa vite punë në drejtimin e AMP-së. Një nga drejtorët më të rëndësishëm.

Dhe një nga oficerët me eksperiencën më të gjatë. Ato çiftelitë dhe daullet e risjella 10 vite më pas në skenë, për arsye që unë i di, por që nuk ka arsye pse dhe nga kush nuk kanë asnjë vlerë. Rrumbullaku është një vlerë morale me integritet të padiskutueshëm“.

/5pyetjet.al