Përmbytjet masive në Tropojë, deputeti i PD ngre alarmin: Jeta e qytetarëve në rrezik, qeveria të marrë urgjentisht masa

Deputeti i PD Isuf Çelaj ka reaguar për situatën e rëndë që është krijuar në Tropojë për shkak të reshjeve të dendura që ka sjell përmbytje masive.

Në një postim në facebook, deputeti shprehet se shirat e dendur kanë vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve!

Ai shprehet se situata është më e vështirë në 3 fshatra ndërsa qeveria duhet të ndërhyjë urgjent.

Postimi:

Situata e rëndë në Tropojë si rezultat i shirave të dendur të ditëve të fundit, ka vënë në rrezik serioz jetën dhe pronën e qytetarëve!

Situata më e vështirë paraqitet në fshatin Tpla, Zogaj dhe Vlad të Njësinë Adminstrative Bytyç dhe në disa zona të tjera.

Nga kontaktet që kam pasur, kam kërkuar ndërhyrjen urrgjente të strukturave përgjegjëse të qeverisë qëndrore dhe lokale, siç është Drejtoria e Përgjithshme e Emergjenca Civile, Prefektura dhe Bashkia e Tropojës, për të marrë masat e duhura për përballimin e kësaj situate të vështirë