Futbollisti i Kombëtares Endri Çekiçi dhe Megi Pojani përfliten prej kohësh se po jetojnë një histori dashurie. Kanë qenë fansat e të dyja palëve dhe mediat që në shumë raste kanë kapur detaje të njëjta te postimet e tyre.
Edhe pse dyshja ende nuk ka deklaruar asgjë zyrtare dyshimet se ata janë në lidhje sa vijnë e shtohen.
Mbrëmjen e sotme, Çekiçi i cili luan në kampionatin turk me fanellën e Konyaspor ka shënuar një gol. Sapo ka shënuar golin, Çekiçi ka vrapuar drejt njërës prej tribunave dhe i ka dhuruar një puthje Megit.
Çekiçi ia ka dedikuar këtë gol Megit e cila ndodhet në Turqi bashkë me motrat e saj të cilat kanë qenë gjithashtu në stadium me të.
Comments are closed.