Vijojnë kontrollet për goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore.
Goditet një rast i prerjes së paligjshme të pyjeve. Procedohet penalisht 1 shtetas.
Sekuestrohen 10 metër kub lëndë drusore.
Specialistet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e krimeve mjedisore, kanë evidentuar një rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. L., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi është kapur në flagrancë nga Policia, në lagjen Dobraç, me 10 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, të ngarkuar në 2 automjete.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Comments are closed.