Gati për zgjedhjet e ardhshme lokale”-kështu u shpreh kreu i PL-së Ilir Meta gjatë takimit të sotëm të strukturave të kësaj partie në Tiranë.
Meta tha se strukturat do të organizohen për tu takuar nga afër me qytetarët dhe se çdo njësi e Partisë së Lirisë në kryeqytet do të ketë drejtuesin e saj, duke theksuar se këta emra janë përgjegjës për fitoren.
Ilir Meta: Nuk paska pasur dijeni Edi Rama se çfarë paska ndodhur në këto 10 vite në Tiranë. Ky është një operacion për të vënë gjoba në kohë elektorale. Do të bëjë edhe të mirin para popullit që e ka shkatërruar përmes vetëshkatërrimit të mundësive për një jetë normale në këtë qytet.
Ndaj vepron drejtësia ndaj të moshuarës 82-vjeç për kotecin pa leje në Nartë por nuk mund të veprohet ndaj oligarkëve. Është koha për veprim dhe organizim. Gjithçka është e qartë. Koha për një betejë të vendosur rrugë më rrugë, lagje më lagje që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisje të pashpirt dhe anti kombëtare që të bashkojmë njerëzit e pandershëm që duan të jetojnë të barabartë para ligji. Partia e Lirisë do të shkëlqejë si partia e guximit qytetar. Ky sekt nuk ka asnjë respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore.
Nuk ka asnjë respekt për trashëgiminë tonë kombëtare. Për këtë qëllim na duhet një organizim më i mirë se deri tani. Ndaj për të gjithë njësitë e qytetit pas konsultimit dua të komunikoj sit ë deleguar për çdo njësi disa nga drejtuesit kryesorë që nisin punën që nesër për organizimin dhe aksionin qytetar kudo ku ka probleme. Këta janë përgjegjës për fitore. Protesta dhe zgjedhje. Zgjedhje dhe protesta”, u shpreh Meta
Comments are closed.