Ish deputeti Nard Ndoka, kryetari i PDK-së i ftuar në studion e “Ditë e Re” në RTV Ora analizon situatën politike në vend.
Ditë e Re: Çfarë na pret?
Nard Ndoka: Do të kemi një opozitë të fuqishme të riformatuar. Nuk shoh problem mes Berishës dhe Metës. Janë dy politikanë që merren vesh edhe në distancë pa u takuar fare. Berishën e PD-në e shoh të çliruar nga pengesat që ka. Nuk është fare pengesë ‘nongrata”, është zhvlerësuar deri në atë masë, tani po na del dhe Basha “Non grata”, mik i Putinit. Zoti është i madh. Vërtet turbullohen disa ujra, koha vetë i qartëson. Ky është lajm i mirë sepse vendi ka nevojë për një opozitë të fortë, institucionale dhe të japë alternativën.
Rama tani është i panikuar si politikan. Ka kolegët e tij në burg, disa nën hetim. Shigjetat janë drejtuar tek ai. Incineratorët janë vjedhja e shekullit dhe është e pakalueshme për të. Rama nuk e ka mendjen të qeverisë por të krijojë lajme”
Emisioni “Dite e Re” transmetohet çdo ditë në RTV Ora 07:00- 10:00 nën moderimin e gazetareve Arjola Shehu e Arjon Muça.
Comments are closed.