Ish-deputeti Spartak Braho, ndërsa ka qenë i ftuar sot në “Breaking” ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe për skandalin që ka përfshirë partitë politike, për financim nga Rusia.
Braho akuzoi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD Lulzim Basha patën bërë një komplot për të ardhur në pushtet me çdo kusht.
“Ata ishin në dijeni të rrugës dhe se nga vinte kjo mbështetje, edhe siç kanë bërë me dije shërbimet amerikane këto para vinin nga Rusia, nga spiunë rusë.
Madje mund të them se edhe Basha edhe Rama janë spiunë, që kanë dashur të vijnë në pushtet, sepse për Berishën e dinim që është një spiun i vjetër. Ka qenë spiun i shërbimeve franceze, i Sigurimit të Shtetit, e ka luajtur këtë detyrë shumë mirë, derisa Ramiz Alia e përcaktoi në krye të Partisë Demokratike” .
Comments are closed.