Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK duke hapur garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Sot pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë i cili pritet të nisë gjithashtu edhe garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Bëhet me dije se kreu i KLP, Alfred Balla u shpreh se drejtuesi aktual, Arben Kraja përfundon mandatin në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.
Comments are closed.