Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit ish-kandidatin për deputet i LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK-ut, që po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish kandidatin e LSI-së.
Joka syshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt votës. Gjithashtu me 1 vit u dënua edhe Elis Babo, i cili kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë paratë nga Joka.
Comments are closed.