Pasditen e se enjtes Kryesia e PD- së Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës. Në fokus ka qenë njohja me Grupin e Punës për Qarkun Shkodër që do të drejtojë dhe ndjekë në bazë aksionin e PD- së por edhe propozimi i kandidatëve për nënkryetarë të degës së Shkodrës.
Grupi i Punës siç dihet, do të kryesohet nga kryebashkiaku Bardh Spahia ndërsa pjesë e tij, sipas vendimit të selisë qendrore në Tiranë, do të jenë deputetët e Qarkut por edhe personalitete të njohura publike dhe me kontribute, më së shumti edhe antarë të Këshillit Kombëtar të PD- së.
Ndërkohë, Kryesia ka evidentuar edhe propozimet për 4 nënkryetarët, të cilët do të përzgjidhen me votim në mes kandidatura alternative. Kështu, Arben Lushaj do të përballen me Benjamin Nako, Vildana Gushta me Blerina Kraja, Tonin Deda me Ndoc Ashtën dhe Sandër Prekën dhe Astrit Gjyrezi me Qashif Hoxhën.
Pavarësisht se emrat janë propozuar në mbledhjen e sotme, pritet që kandidatët të pranojnë ose jo përfshirjen në garë. Pas zyrtarizimit të emrave, pritet që në një mbledhje tjetër Kryesia e PD Shkodër të votojë për të zgjedhur 4 nënkryetarët që do të ndihmojnë kryetarin Gjenarin Kapcari në drejtimin e selisë blu në Shkodër /shkodraweb/
Comments are closed.