Në mesin e tensioneve me Rusinë, presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka ndodhur një aksident i rëndë.
Pavarësisht aksidentit, Zelensky është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa së fundmi mësohet se një burrë ka mbetur i plagosur.
Në pamjet e publikuara nga Daily Mail shihet një burrë me kokën të gjakosur, duke u fashuar, ndërsa mbi të vendosin një batanije termike.
Duket se makina në video po shkonte drejt perëndimit nga Kievi kur u godit në pjesën e përparme në anën e shoferit.
Pjesa e përparme e makinës është e shtypur me rrotën e përkulur poshtë shasisë, ndërsa airbagu i shoferit është hapur.
As Zelensky dhe as kolona e tij e automjeteve nuk janë të dukshme në pamje
Comments are closed.