Ditën e sotme është vendosur një kryq i madh në fshatin Shalë, në afërsi të Thethit. Sipas qytetarëve që kanë dërguar videon pranë redaksisë sonë, bëhet fjalë për një kryq të vendosur nga banorët e zonës.

Kryqi është transportuar me helikopter për shak të lartësisë rreth 1200 metra mbi nivelin e detit. Mësohet se vendosja e kryqit është sponsorizuar nga vetë banorët e Shalës.