Stuhia që përfshiu rajonin verior të vendit pak ditë më parë, ka lënë pas dëme të mëdha te fermerët. I tillë është rasti i Tom Larit nga fshati Bardhaj në bashkinë e Vaut të Dejës, i cili humbi dhjetëra krerë shpendësh, ndërsa i është dëmtuar mekanika bujqësore dhe sende të tjera me vlerë, për shkak të përmbytjes së shtëpisë.
Tom Lari tregon se shkak i përmbytjes është bërë një pritë në zonën e Naraqit, por prej dy vjetësh nuk funksionon duke shkaktuar përmbytje në zonë.
Por teksa kanë kaluar disa ditë nga stuhia, asnjë grup ekspertësh nga pushteti lokal dhe emergjencat civile, nuk kanë shkuar në zonë për të bërë rivlerësimin e dëmeve. Tom Lari shprehet se ndihet i diskriminuar për shkak të bindjeve politike.
Sipas tij, dëmet llogariten të jenë në 5 milionë lekë, teksa një ditë më parë, kryetari i partisë demokratike në Vaun E Dejës kërkoi nisjen e hetimeve për shpërdorim të fondeve të përdorur për kanalet kulluese, që kanë sjellë dhe përmbytjen e disa zonave në këtë bashki.
Comments are closed.