SHQIPËRISË I MUNGOJNË 100 MIJË TON MISËR, RRITEN ÇMIMET

Shqipëria vitin e ardhshëm pritet që të ketë një mungesë me rreth 100 mijë ton misër për shkak të çmimit të krizës globale si shkak i luftës në Ukrainë. Kjo do të bëjë që të kemi më pak nënprodukte të misrit ose më shumë krerë bagëtish që do të theren për të plotësuar nevojat vendase. Edhe nëse arrihet që vendi ynë të sigurojë 100 mijë ton që mungon, në 2023 çmimi do të jetë rreth 40% më shumë shprehet drejtori i Qendrës të Teknologjisë Bujqësore në Shkodër Kosta Hajkola që mbulon misrin në gjithë Shqipërinë…

Hajkoja thotë se qeverisë shqiptare i është bërë një kërkesë që ashtu si për grurin, vitin e ardhshëm të ketë një subvencionim të plotë për farërat e misrit….

Përveç rritjes së çmimit, një tjetër shqetësim shprehet Luiza Sallaku drejtore e Entit Kombëtar të Farërve është se Shqipëria nuk e prodhon farën e misrit dhe të gjitha importohen nga jashtë…

Sa i përket sigurisë së farërave të importuara nga jashtë Sallaku thotë se janë të sigurta…

Në Shkodër u zhvillua dita fushore e misrit ndërsa në bazën eksperimentale të Qendrës së Teknologjisë Bujqësore janë vendosur 68 hibride që kanë qenë pjesë e tregut të farërave në pranverën e këtij viti me qëllim vlerësimin e tyre.