Kjo është video e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në dalje të Beratit, ku u plagosën tre persona, njëri në gjendje të rëndë.
Siç tregojnë pamjet e sigurisë, i riu që drejtonte një makinë luksoze po bënte manovra të rrezikshme, drift në rrugën e Kombinat para se të humbte kontrollin e mjetit dhe të godiste grupin e këmbësorëve dhe dy makina të parkuara.
31 vjeçari Simoni rezultoi i pastër në testin e alkoolit pas aksidentit, por sjellja e tij euforike dhe fakti që vështirë qëndronte këmbë, kanë ngritur dyshime se mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Blerina Nerjaku, 45-vjeçe,banuese në Shijak,Mersine Nerjaku, 37-vjeçe,banuese në Zvicër dhe Shkëlqim Kapxhiu, 63-vjeç,banues në fshatin Velabisht në Berat, mbetën të plagosur për pasojë të aksidentit.
Dy gratë kanë pësuar dëmtime të shumta në trup, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 63 vjeçari, u transportua gjatë natës në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve, policia prej disa muajsh po kryen teste droge për shoferët e dyshuar që drejtojnë mjetin nën efektin e narkotikëve.
Nëse testi i drogës për shoferët rezulton pozitiv, masat janë heqja e patentës, gjoba dhe burgu.
Comments are closed.