Një ditë pasi aleati ynë, SHBA publikoi një raport ku provohej se Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë fonde nga Rusia, ambasadorja e SHBA-ve ka shkuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve.
Ambasadorja e SHBA-ve Kim ka takuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi ku tema e diskutimit do të fokusohet për financimet e Partive. Në zyrën e Celibashit do të jenë, edhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Fokusi i bisedimeve ka qenw gjithashtu edhe reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Që nga viti 2014, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.
Comments are closed.