Prele Milani
Kur disa emigrantet bujare vendosën që Shkodrës qytetit me karizmatik të Shqipërisë t’i dhurojnë bustin e princit me karizmatik ushtën e dytë të qendreses madhështore shqiptare dhe babanë e se drejtës së thuktë arbërore
Dikush në mënyre cinike, dikush tjeter nga pa dituria provinciale pyeten:-Çfarë e ka bere Lekë Dukagjini per Shkodrën?! Cinikë ka kudo jo vetëm në Shkodër e Shqipëri. Demi më i madh i cinikut është se mjegullon mendje e te tjerëve që per nga natyra nuk janë të tillë.
Për ata që mendojnë se nuk mjafto vetëm të udhëheqsh një qëndresë 11 vjeçare mbare shqiptare per patur një bust në kryeqendrën e veriut po ju kujtojmë se Leka ka luftuar direkt edhe per Shkodran e Drishtin madje nuk ka përdorë as një inkursion ndaj Shkodrës as kishte ambicie ta fuste në zotërimin e tij siç deshi Skenderbeu dhe siç beri Venediku ! Me 1468 në Shkodër thyhen trupat osmane pa pjesëmarrjen e Skenderbeut. Mendohet se kjo fitore është aratuar nën drejtimin e Lekë Dukagjinit .Tonin Çobani (“Princi i përfolur Lekë Dukagjini” SH B. “Tonena” Tiranë 2003, FQ 169).Ky pohim nuk eshte në ajër as sentiment i autorit por një deduksion pas një analize te ftohtë historike.
Virgjil Kule ne librin e tij “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Kryqtari i fundit “ duke cituar dokumentet diplomatike ne faqen 492 të librit tij konfirmon ”Ne veri Lekë Dukagjini i rezistoi mirë mësymjes se hatashme të Mehmet Pashës(60mijë vetë) qe depërtuan deri në Danjë e Shkodër. Me beteja të vrullshmen pjesën e poshtme te qytetit , e cila u përfshi nga flakët, Shkodra qëndroi”. Të gjitha paragjykimet kanë në themel mungesën e njohjes . O njerëz i vetmi ilaç shërues nga epidemia shpërfytyruese e paragjykimit është njohja. Lodhuni pak dhe çlironi shpirtin nga ajo ligësi që po tu fut në gjak kurrë nuk të le rehat.
Comments are closed.