Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së enjtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa bëhet fjalë për një konflikt mes dy fqinjëve.
Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur për një rubinet uji.
I plagosur, i cili ka marrë një plagë të lehtë në sup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga është vendosur autori. /abcnews.al/