Aksident i rëndë në Korçë, makina përplaset me furgonin, disa persona të plagosur, mes tyre fëmijë

NJOFTIMI:

Më datë 15.09.2022, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volkswagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasit Gj. M., rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M., rreth 48 vjeçe, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit