Në harkun kohor të 4 muajve pranë Zyrës së Punësimit ka patur një bum kërkesash për punë, veçanërisht në sektorin e turizmit. Në qark janë adresuar 600 kërkesa ku 460 prej tyre janë në territorin e bashkisë Shkodër. Sipas drejtores së Zyrës Rajonale të Punësimit janë arritur të punësohen 476 punonjës.
Zmijani thotë se zgjedhja për të punësuar qoftë edhe në mënyrë sezonale në vendet fqinje përfshirë Malin e Zi, Gjermaninë apo Maltën ka qenë e pashmangshme, gjë e cila i vuri në pozitë bizneset duke patur mungesë të fuqisë punëtore.
Zmijani thotë se në sezonin e ardhshëm ka sfida të reja të cilat lidhen veçanërisht me përgatitjen e punonjësve me kurse profesionale si dhe bashkëpunim të hershëm me bizneset pasi këta të fundit lajmërojnë në moment të fundit kur duan punonjës, qoftë edhe sezonal.
Comments are closed.