Gazetari i ABC, Artan Hoxha ndodhet prej disa ditësh në Amerikën Latine, ku pas Kolumbisë është dukë qëndruar edhe në Ekuador, vend i cili është kthyer në njërin prej burimeve kryesore të kontejnerëve me kokainë nga kontinenti i largët në vendin tonë.

Duke publikuar disa foto nga zyra e njërit prej prokurorëve të kryeqytetit Guayaquil, Hoxha shprehet se kutitë e bananeve pas tij janë të mbushura me dosje të narkotrafikut, brenda të cilave ndodhen edhe personazhe të njohur të trafikut nga Shqipëria.