Ditën e sotme, Klajdi Dokoli ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sa i takon akuzës për vrasjen Nezir dhe Gentian Beqirajt në Elbasan.

Dokli akuzohet se ka vrarë babë e bir, por ky i fundit mohoi të gjitha akuzat ndaj tij duke thënë se nuk e kishte njohur kurrë viktimën dhe madje duke shtuar se lajmin e kishte marrë vesh në televizor.

Mes të tjerash, Dokoli shtoi se ishte i sëmuarë dhe vazhdonte kimioterapinë, duke treguar edhe shenjat e operacionit të kryer në dorë.

“Nuk e kam njohur dhe takuar asnjëherë Gentian Beqirin, lajmin për vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori, në atë kohë isha në shtëpi, pasi isha aksidentuar me motorin e një shokut tim. Unë jam rritur jetim pasi babi më ka vdekur kur isha i vogël dhe me mamin dhe motrën kemi jetuar në afëris të bashkisë së Pogradecit pasi aty kishim një dyqan që shisnim produkte të ndryshme. Se kuptoj se përse unë jam këtu, unë jam i sëmur dhe vazhdoj kimioterapinë.

Që në klasën e 7-8 unë kam ikur në Itali dhe jam kuruar sepse mu shfaq kjo sëmundje që kam edhe sot. Atje kam qëndruar për 5-6 muaj. E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me spitalin. Kam punuar disa herë jashtë në ndërtim punë të lehta si ndihmës bojaxhi për lyerjen e objekteve të ndryshme. Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur probleme me drejtësinë.”

Nuk kam vajtur kurrë në vendin e ngjarjes se unë nuk jam hetues policie. Etien Canin e kam dëgjuar si emër kur isha 10-12 vjeç kur loznim futboll mes shkollave nuk e di nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, Olsi Lekun dhe Ervis Bardhin nuk i njoh. Emrin e Ardian Çapjas e kam dëgjuar për herë të parë në emisionin kur gazetarët kanë publikuar një foto të tij me kryeministrin. Kam punuar një periudhë tek kolaudimi i makinave, njerëzit më jepnin dokumentet dhe unë mbaja radhën, ose me ndonjë njohur u fusja makine pa radhë për këtë gjë merrja rreth 3 mijë lekë. Në atë kohë kujtoj që më kanë rënë në dorë një dokument me emrin e Florenc Çapjat por se kam parë kurrë si fytyrë se kam njohur asnjëherë”– mësohet të ketë thënë i akuzuari gjatë deklaratës para gjykatës.