Në studio e ‘Good Morning Albanias’, në Euronews Albania, është treguar historia e rrallë, ku mjekja shqiptare në Itali, i shpëtoi jetën të miturit që kishte tumor në shtyllën kurrizore.

Bëhet fjalë për Doktoreshë Rina Agushin, punonjëse në një spital në Firenze, e cila mori përsipër të operente të miturin, operacion i cili u zhvillua me shumë sukses.

Ajo tha se ishte roje e turnit, kur në spital arriti Kleo, i cili kishte një tumor mjaft të rrallë e të rëndë. Doktoresha tha se pas konsultimeve dhe me kolegët vendosën që të bënin ndërhyrjen kiriurgjikale.

Ndërkohë, mamaja e të miturit u shpreh se ky i fundit pas shumë vështirësisë është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa shtoi se doktoreshë Rinën e shohin si pjesë të familjes.

Laura Bicaj: Kleo pas operacionit ishte në një gjendje shumë të rëndë, nuk lëvizte as këmbët as duart. Por pas fizioterapisë Kleo është mirë, shkon në shkollë.

Rina Agushi: Kleo tani ecën vet. Ka përfituar forcën në të katër gjymtyrët, ka akoma dhe pak punë për të bërë, megjithatë po shkon shumë mirë.

Laura Bicaj: Doktoresha tashmë është bërë pjesë e familjes.