U zhvillua në GJJKO seanca për rrëmbimin dhe zhdukja e trupit të Jani Prengës pas përplasjes së grupeve rivale për trafikun e kokainës, ku përfundoi gjykimi për Festim Bizhdilin kopshtarin e resortit “Golden” dhe Olsi Turjan.
SPAK kërkon të dënohet Bizhdili me burg përjetë, dhe Olsi Turja dme tre vite burg. Të pandehurit kërkuan pafajësi gjatë seancës, ndërsa GJKKO u tërhoq për vendim.
Vendimi do të shpallet më dt 29 shtator nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit e Korrupsionit.
Jan prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej më shumë se një vit trupi i tij nuk është gjetur. Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e kr imit për Jan Prengën, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ku sot në burg ka mbetur vetëm Festim Bexhdili.
Comments are closed.