E pyetur nga Shkodra për reformën territoriale, ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad, tha se reformat duhet të bëhen me dialog dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve. Për ambasadoren lidhjet me Shkodrën janë të hershme dhe të veçanta…
“Jam shumë e lumtur që jam sot në Shkodër sëbashku me miqtë e mi nga Bashkia e Shkodrës. Për të parë nga afër punën e te gjithë organizatave, shkollave dhe prezencës së Suedisë në këtë qytet.
Është shumë e rëndësishme shumë për ne që të punojmë për demokracinë vendore, sepse demokracia vendore është këtu në qytetet tuaja. Është e rëndësishme që të njohim të gjithë, drejtuesit vendore, shoqërine civile dhe gazetarët.
Të gjitha reformat duhet të bëhen me dialog, duhet të përfshihen të gjithë aktorët, sepse është e rëndësishme që të merren të gjitha opinionet për të marrë vendime”– ka thënë ajo.
Deklaratën, ambasadorja e bëri gjatë një aktiviteti të organizuar në pedonalen e Shkodrës, në kuadër të javës kulturore suedeze, teksa merrnin pjesë edhe drejtues të pushtetit lokal…
Këto aktivitete kanë për qëllim forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
Comments are closed.