rini Kakacaj, parashikuesja e njohur, e ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, nuk e sheh shumë pozitive situatën energjitike nëse Shqipëria nuk merr masat e nevojshme. Sipas saj, Shqipëria do të zbulojë një pasuri shumë të madhe energjitike që do ta fuqizojë, por vetëm nëse përballet si duhet me shtetet e tjera.
Irini Kakacaj: Shqipëria do të jetë në një situatë shumë të bukur ekonomike sepse fshihen shumë gjëra, diçka do gjehet, diçka do dalë e papritur që Shqipëria fsheh një pasuri të paparë energjitike. Do të jetë super uau, do ta luftojnë dhe do ta bllokojnë. Në qoftë se politika do dalë më e zgjuar, që mos të ngrejë shtete të tjera, se më fal, nuk e di nëse kam të drejtë të flas edhe për politikën. Si e kam kuptuar, Shqipëria shpërdorohet nga vendet e huaja. Sikur është mik, bëhet armik me Turqinë. Turqia luan rolin politik sa ta hedhë në dorë Shqipërinë tonë, por në fund do të shkatërrohet Shqipëria nëse vazhdon me lloj-lloj politikanësh të huaj.
Katerina Trungu: Kuptova, pra duhet të jenë më të kujdesshëm politikanët sa i përket politikave të jashtme.
Irini Kakacaj: Do të kenë rezultat shumë të bukur dhe ju betohem në fillim të 2023, nëse ata e mbajnë atë bukuri që ka Shqipëria, do të jetë 2 herë më e pasur se Rusia dhe do të jemi shumë të lumtur.
Katerina Trungu: Uau! Duket sikur do ketë një zbulim të jashëzakonshëm, zbulimin e të gjitha kohërave kështu si e shpjegove.
Irini Kakacaj: Si e kam kuptuar, parashikuar dhe e kam thënë që toka shqiptare ka shumë gaz, ka shumë petrol.
Katerina Trungu: Çfarë nuk ka, por ndoshta nuk kanë ditur t’i shfrytëzojnë si duhet.
Irini Kakacaj: Unë e shikoj që është gjetur dhe do ta shfrytëzojnë, ndaj Shqipëria do vihet në luftë e krizë të madhe, problemi është si do bëhemi të zgjuar që ta ndalojmë këtë çështje.
Katerina Trungu: Pak a shumë kjo ishte panorama e së ardhmes, 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm do të jenë të vështirë shumë.
Irini Kakacaj: Do jetë një kohë shumë e keqe, do bëhen shumë aksidente, grabitje, bankat që i gjeti në fillim policia dhe nuk i la sepse kishin bërë tunele poshtë bankave, i hapën dhe e kisha thënë, por problemi është që dikush, më fal, unë do ta them dhe nuk më prishet puna, nga ana e Turqisë do bashkëpunojë me një iranian dhe do bëjnë bllokimin e bankave, të ekonomisë dhe popullit shqiptar. Bankat do bllokohen, ata do tërheqin para, por problemi është që shteti duhet ta vërë përpara shpejt se do të shkatërrohet.
Katerina Trungu: Kjo besoj e lidh edhe me sulmin kibernetik që patëm gjatë këtyre ditëve?
Irini Kakacaj: Nuk e di, por unë shikoj që Shqipëria është në rrezik.
Katerina Trungu: Pra, mendon se do ketë një sulm të radhës, tani me bankat?
Irini Kakacaj: Po, është e radhës, do luhet loja e luftës së popullit me popullin dhe politika me popullin, është në rrezik./tvklan.al
Comments are closed.